Të enjten do të merren dy vendime që mund të përcaktojnë të ardhmen e Evropës.

Vendimet lidhen me energjinë si dhe me inflacionin.

Siç raporton gazeta kroate “Jutarnji.hr”, Banka Qendrore Evropiane do të marrë një vendim për rritjen e parë të normave të interesit e që si qëllim e ka në uljen e inflacionit që e ka kapluar gjithë Evropën.

Po ashtu, vendimi i dytë do të lidhet me çështjen e gazit, pasi furnizimi me gaz prej Rusisë ka mbetur i mbyllur përmes Nord Stream.

Kështu Bashkimi Evropian duhet që të gjejë alternativa të reja në lidhje me këtë çështje.

Evropa është duke u përballur me një krizë ekonomike për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Çmimet janë rritur dukshëm, ndërsa oligarkët rusë që kishin afarizëm në Evropë janë sanksionuar.