Lokale - eSIMy

Disa fshatra të Komunës së Podujevës janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike që nga orët e para të mëngjesit, shkruan Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info, këto ndërprerje nuk kanë qenë të planifikuara, pasi kanë ndodhur disa prishje.

Portali mëson se prishja ka ndodhur në përcuesit e rrymës që gjenden në tokë në rrugën “Qëndresa”.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa po mundohet sanimi i problemit./Llapi.info