Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes kanë diplomuar liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se bashkë me aleatët, janë të pandalshëm.
“Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në nivelin taktik. Forca drejtë sukseseve të radhës! Ne, së bashku me aleatët tanë, jemi të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm”, ka shkruar ai.






