Ashley Cole është në prag që të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Chelsea, Frank Lampard, te Derby County, raporton The Mirror.
Ish-përfaqësuesi i Anglisë është agjent i lirë që kur u largua nga Los Angeles Galaxy, dhe pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore me klubin që aktualisht i zhvillon garat në Championship.
38 vjeçari do ta kalojë pjesën tjetër të sezonit me Derby-n, ku do të përfitojë 10 mijë funte në javë.