Stina e dimrit dhe ngarkesat e mëdha që bëhen në shfrytëzimin e energjisë elektrike, është duke shkaktuar avari, ku në disa qytete të Kosovës po ka ndërprerje të rrymës.
Sot në mbrëmje është djegur trafo e rrymës që furnizon me rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, duke i lënë një pjesë të kësaj lagje pa energjie elektrike.
Deri më tani ende nuk është konstatuar dëmi që është shkaktuar nga djegia e trafos, dhe për sa kohë pritet të fillojë furnizimi me rrymë në këtë lagje.






