Një veturë është djegur tërësisht në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve.

Siç ka mësuar Llapi.info, dyshohet se në këtë veturë ka shpërthyer një bombole gazi – për çka kjo veturë është kapluar nga zjarri – të cilin e kanë lokalizuar zjarrfikësit.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar. Llapi.info është në pritje të informacioneve nga Policia e Kosovës./Llapi.info

Më poshtë pamjet: