Lokale - eSIMy

Një veturë është përfshirë nga flakët para pak minutash në Podujevë, rrugës për në fshatin Shajkoc, raporton Llapi.info.

Ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që këta të fundit e kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar./Llapi.info