Qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa energji elektrik sot në mesditë.
Sot rreth orës 12:00 të mesditës ka filluar të digjet një trafo brenda objektit të Trepçës, ku është shkëputur linja 110 kilovoltëshe.
KEDS njofton se ka dërguar ekipet në vendin e ngjarjes në mënyrë që të tejkalohet situata.
“KEDS ka arritur të rikthejë energjinë elektrike për rreth 2/3 e konsumatorëve të Mitrovicës, duke e kaluar furnizimin nga linjat që vijnë nga Vushtrria, ndërsa nuk ka alternativë për konsumatorët që furnizohen nga Trepça dhe linja e KOSTT-it në Shupkofc, përkatësisht një pjesë e Mitrovicës dhe fshatrat afër, nga Mitrovica në drejtim të Vushtrrisë”, thuhet në kumtesë.






