Lokale - eSIMy

Foto ilustruese

Në Podujevë është djegur një trafo elektrike, njofton Policia e Kosovës, shkruan Llapi.info.

Djegien e saj, policia e ka cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, derisa në vendngjarje kanë dalur ekipet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin.

Njoftimi i plotë;

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Podujevë 08.05.2022-22:02. Për shkaqe të pa njohura është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës elektrike. Vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, eksperti i zjarreve dhe  zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.