Lokale - eSIMy

Një stallë e bagëtive është përfshirë nga flakët në fshatin Pakashtcië të Epërme të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, derisa të njëjtin rast e ka paraqitur në Polici një person.

Ai ka thënë se stalla është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Policia s’e ka bërë të ditur dëmin e shkaktuar, ndërkohë që ka shtuar se rasti po vazhdon të hetohet./Llapi.info