Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në fshatin Hodonoc të Kamenicës.
Atje, nga flakët u përfshi një shtëpi, e fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Lidhur me ngjarjen, detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet patrulluese dhe zjarrfikësit. Dëmet janë të konsiderueshme”, tha Hashani për Klankosova.tv.