Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Podujevë, konkretisht rrugës për në fshatin Dumnicë, raporton Llapi.info.
Dëshmitarë të rastit kanë dërguar video në redaksinë e portalit Llapi.info, ku shihet zjarri i madh që ka kapluar një shtëpi në rrugën “Fitorja”.
Sipas dëshmitarëve, në vendin e ngjarjes janë parë Policia dhe Ambulanca. Sipas tyre, zjarri ka ardhur si rezultat i tensonit të lart të rrymës.
Ndërkohë, zjarrfikësit kanë dalë dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Llapi.info ka kontaktuar edhe me Emergjencën në Podujevë, nga atje kanë thënë se deri më tani nuk është lajmëruar askush nga ky incident./Llapi.info






