Një shtëpi banimi është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme rreth orës 16:00, afër shkollave të mesme në Podujevë në rrugën ‘Skënderbeu’, raporton Llapi.info

Siç shihet në videon e siguruar nga Llapi.info, banorët e kësaj shtëpie kanë arritur të dalin në ballkon.

Dëshmitarë të rastit kanë thënë për Llapi.info se nga incidenti nuk ka të lënduar.

Ndërkaq, për të shuar zjarrin kanë dal ekipet e zjarrfikësve.

Më poshtë video: