Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Sfeçël të Podujevës, raporton Llapi.info.
Familjen Zymeri, të cilës i është djegur shtëpia, është vizituar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Sot kam vizituar familjen e Gani Zymerit nga fshati Sfeqël, të cilit sot në orët e hershme të mëngjesit i është djegur shtëpia. Ekipet e zjarrfikësve dhe stacionit policor kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin dhe evidentuar shkaqet që kanë dërguar në zjarrvënie. Sipas raportit preliminar dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga oxhaku i kuzhinës, i cili ishte i improvizuar me përcjellësit e tymit nga llamarina”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info






