Një lokal në qendër të Prishtinës u përfshi të hënën nga flakët.
Lokali që u dogj gjendet mbi platonë e Hotelit Grand, përkatësisht ndërmjet objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Bankës Qendrore të Kosovës.
Policia e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se në ora 13:00 ka pranuar informatë për një zjarr në një lokal në Rrugën Luan Haradinaj.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët janë duke bërë përpjekje për ta lokalizuar zjarrin në atë pjesë”, tha Policia e Kosovës, duke mos dhënë më shumë detaje.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë që gjendet në vendin e ngjarjes, tha se lokali që u përfshi nga flakët ishte i papërfunduar dhe ishte i ndërtuar me dru dhe llamarinë./REL






