Sot në mëngjes është djegur një autobus i linjës Podujevë-Prishtinë
Një autobus i udhëtarëve është djegur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll, transmeton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për autobusin e kompanisë “Beni 2” që qarkullon linjën Podujevë-Prishtinë.
Autobusi ishte duke lëvizur ndërsa është djegur, ndërkohë mësohet se askush nuk është lënduar.
Për ta shuar zjarrin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit. /albeu.com/