Një zjarr i madh ka shpërthyer sonte rreth orës 21:00 në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, flakët kanë përfshirë edhe varrezat e këtij fshati.
Ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që këto të fundit e kanë lokalizuar zjarrin.
Duhet theksuar se zjarrvëniet nëpër zona të ndryshme të Podujevë këtë javë kanë qenë të theksuara, derisa një person është arrestuar dje pikërisht për këtë dukuri./Llapi.info
Më poshtë pamjet e siguruara:
