Lokale - eSIMy

Një veturë është djegur tërësisht dhe një tjetër pjesërisht, mëngjesin e ditës së sotme në aeroporton “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se një automjet i tipit “Mercedes” është djegur tërësisht, ndërsa automjeti tjetër i tipit “Audi” është dëmtuar pjesërisht.

Ahmeti ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Ahmeti.