Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Gjatë ditës së shtunë, dy vetura janë përfshirë nga zjarri, në Mlishevë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në Malishevë.

Sipas policisë, viktima ka informuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri dy vetura që ishin të parkuara në garazhin e tij.

Në tentim të fikjes së tyre, një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq policia po heton rrethanat e këtij rasti.