Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 10:25 në fshatin Terrnavë të Podujevës, është përfshirë nga zjarri një pjesë e malit prej disa hektarësh dhe një pjesë hamullore prej rreth 10 hektarësh, njofton Llapi.info.

“Fsh. Terrinave, Podujevë 11.09.2021-10:25. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një pjesë e malit prej disa hektarësh dhe një pjesë hamullore prej rreth 10 hektarësh. Njësitë policore, eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është shuar nga njësitë e zjarrfikësve me ndihmën e disa banorëve”, ka njoftuar Policia.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori./Llapi.info