Lokale - eSIMy

Një pjesë e livadhit është përfshirë nga flakët para pak minutash në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Në pamjet që ka publikuar një pjesëtar i zjarrfikësve shihet se zjarri është shumë afër shtëpive të banimit.

Ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që këta të fundit e kanë lokalizuar atë.

Duhet theksuar se zyrtarë komunalë dhe ata shtetërorë kanë bërë thirrje që të mos ndizen zjarre, ndërkohë që janë paralajmëruar edhe gjoba./Llapi.info