Një zjarr i madh ka shpërthyer mesditën e djeshme, e i cili nuk është shuar deri në orët e vona të natës së mbrëmshme në fshatin Batllavë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e a konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që është bërë e ditur se janë djegur rreth 10 hektarë mal.

“Fsh. Batllavë, Podujevë 24.09.2021 – 15:54.  Dy ankues meshkuj kosovar kanë raportuar se janë përfshirë nga zjarri rreth 10 hektar mal. Sipas ankuesve zjarri mund të ketë ardhur nga prona e një bashkëfshatari. Njësitë relevante policore, eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, zjarri është nën kontroll. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info