Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka paralajmëruar diçka të madhe, së bashku me dy llapjanë me tituj akademikë të veçantë.

Bëhet fjalë për llapjanët, Arton Bajgora dhe Hajriz Berisha, me të cilët Haziri publikoi sot fotografi.

Ai ka shkruar se diçka e madhe dhe e mirë po vjen, teksa tregoi për përgatitjet profesionale të tyre.

“Në krahun tim, është doktori i vetëm në Kosovë, i Shkencave të Ambientit, kurse ky përballë meje, ka diplomuar në dy grada të Masterit: Master i shkencave të Biologjisë dhe Master i mësimdhënies me specializim në Biologji. Diçka e madhe dhe e mirë po vjen”, ka shkruar Haziri.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4204685132893687&id=100000567241977