Humanisti dhe hoxha Halil Kastrati ka bërë të ditur se kanë nisur ndërtimi i tri shtëpive të reja për familjet nevojtare në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Përveç kësaj, Kastrati ka bërë të ditur se pikërisht sot është dhuruar edhe një shtëpi tjetër.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka thënë se për dy shtëpi, komuna do t’i dhurojë nga pesë mijë euro.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Edhe 4 shtepi te reja sot.

“O si tkom pa i perqafova femijet se ata po ma kepusin shpirtin, ju thash u kry po behemi me shtepi te re. Sot ishim ne Komunen e Podujeves, e dhuruam nje shtepi dhe i nisem 3 tjera. Emocione te medha perjetuam sot te keto familje

Familje me jetima e familje me semundje te ndryshme.

Dy shtepit e nisura sot jane nga memorandumi me Komunen e Podujeves e cila partecipon me nga 5 mije euro per secilen shtepi e pjesen tjeter nga donatoret e Shoqates sone ndersa dy shtepi tjera vetem nga donatoret e Shoqates sone

Familjet i gezofshin.

Bamires Zoti kurre mos ju humbte!