Lokale - eSIMy

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar mbrëmë në Podujevë, ku një burrë ka sulmuar vëllain e tij me kaçavidë.

Ngjarja ka ndodhur më 9 shtator, ku sipas informacioneve, pas raportimit të rastit në vendin e ngjarjes është hasur viktima rreth 39-vjeçare dhe i dyshuari , rreth 35-vjeçar.

Viktima ka deklaruar se është sulmuar me një kaçavidë nga vëllai i tij, ndërsa ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor. Nga kontrolli policor, të dyshuarit iu është sekuestruar një kaçavidë dhe një thikë.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.