Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka organizuar një ceremoni me rastin e aderimit të 56 anëtarëve të rinj në degën e PDK-së në Prizren.
Pjesë e kësaj ngjarjeje ishte dhe kryetari i këtij subjekti politik, Kadri Veseli.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, tha se këto aderime janë zgjim i shpresës dhe besimit për ndryshim dhe për zhvillim të mbarë të partisë që e drejton ai si dhe Kosovës në përgjithësi.
Ndërkaq, kryetari i degës së PDK-së, Shaqir Totaj, tha se PDK si gjenerator i ndryshimeve në vend është atraktive për profesionistë të lëmive të ndryshme. “Ata po na bashkohen që të fuqizojmë partinë si dhe të hartojmë ofertën më të mirë për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme dhe në dobi të shtetit tonë”, theksoi ai.
Pas fjalimeve, aderuesve të rinj i janë dorëzuar librezat e anëtarësisë nga krerët e PDK-së, Kadri Veseli e Shaqir Totaj.