Mbi 60 mijë euro dëme u janë shkaktuar ekonomive familjare nga breshëri i mbrëmshëm në fshatin Godiashnjak të Podujevës.
Kështu deklaruan banorët e fshatit për Tribuna Channel.
Ata kritikuan zyrtarët komunal për mos gatishmërinë për t’u dalur ne ndihmë.
Madje këta të fundit nuk kanë dalë fare në teren për ta vlerësuar situatën.
Salih Bici, banor i fshatit, tha për televizionin se vetëm në rendimet bujqësore të tij janë shkaktuar dëme në vlerë prej pesë mijë eurosh.
Ai fajësoi komunën e Podujevës për mos gatishmërinë për ti ndal në ndihmë, në kohën kur iu kanë ardhur në derë për tua kërkuar votën
Se dëmet kapin shifrën e mijëra eurove e tha edhe banori tjetër, Fatmir Kastrati.
Ai deklaroi se mbi 7 mijë euro është dëmtuar nga breshëri.