Në Klinikën Infektive në QKUK janë duke u trajtuar dhjetë raste me koronavirus, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje më të rënduar, është njoftuar nga QKUK-ja.
Shtatë raste janë në gjendje stabile, tre janë me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa dy prej tyre po trajtohen në mjekim intensiv.
Nga klinika do të lirohen pesë persona të hënën.
Në Kosovë që nga 13 marsi kur u paraqit rasti i parë janë regjistruar 985 raste me infeksion me koronavirusin e ri, ndërsa 29 prej tyre kanë vdekur. Janë shëruar 736.






