Organizata joqeveritare “Demokracia Fillon Këtu”, ka reaguar për mos dhënien e informatave nga Drejtoria e Arsimit në Podujevë, për mësimin e ndjekur online në kohë pandemie, njofton Llapi.info.
Sipas komunikatës për medie të lëshuar nga kjo organizatë, dyshohet se laptopët e dhuruar për nxënësit nuk u janë shpërndarë atyre, por sipas komunikatës, të njëjtit janë marrë nga mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave.
“Për të mësuar më shumë se sa ka arritur drejtoria e Arsimit në Podujevë të zbatojë këtë mësim dhe sa ka arritur të angazhoj nxënësit të jenë aktiv në mësim ne me datë 01.06.2020 kemi dërguar kërkesë me shkrim në adresë të Komunës së Podujevës për të marr përgjigje se si qëndron puna në këtë fushë dhe nuk kemi marr përgjigje të plotë, e kemi përseritur edhe me datë 16.06.2020 dhe asnjëherë nuk kthyen përgjigje nga drejtoria e Arsimit Çka po fshehni?”, thuhet në komunikatë.
“Ne kemi informatë se komuna e Podujevës është ndihmuar me laptopë dhe pajisje tjera për komunikim, me destinim për nxënës që nuk kanë mundësi të kyçen në mësim si pasojë e mungesës së pajisjeve. Këto pajisje sipas të dhënave tona asnjëherë nuk nuk janë shpërndarë tek nxënësit në nevojë, por janë marr për vet drejtorët e shkollave”, thuhet tutje.
Më poshtë, mund të lexoni reagimin e plotë:
Komuna e Podujevës fsheh të dhënat për pjesëmarrjen e nxënësve në mësimin ONLINE gjatë kohës së pandemisë “Covid 19”
Llaptopet e destinuar për fëmijët në nevojë që nuk kan mundësi ta ndjekin mësimin ONLINE thuhet se janë marr nga vetë mësimdhënësit dhe nuk janë shpërndarë!!??
Pyetje Publike për drejtorin e Arsimit në Podujevë:
A janë dhuruar nxënësve llaptopet e marr si donacion për nxënës apo janë mbajtur për shfrytëzim te mësimdhënësve në shkolla?
Duke pas parasysh se si pasojë e Pandemisë Covid 19 shkollat janë detyruar të punojnë ONLINE kjo ishte një risi si për nxënësit poashtu edhe për mësimdhënësit dhe padyshim se edhe mangësit dhe vështirë
sitë janë të kuptueshme.
Për të mësuar më shumë se sa ka arritur drejtoria e Arsimit në Podujevë të zbatojë këtë mësim dhe sa ka arritur të angazhoj nxënësit të jenë aktiv në mësim ne me datë 01.06.2020 kemi dërguar kërkesë me shkrim në adresë të Komunës së Podujevës për të marr përgjigje se si qendron puna në këtë fushë dhe nuk kemi marr përgjigje të plotë, e kemi përseritur edhe me datë 16.06.2020 dhe asnjëherë nuk kthyen përgjigje nga drejtoria e Arsimit!! Çka po fshehni?
Duke iu referuar ligjit për qasje ne dokumente zyrtare DFK, iu ka drejtuar me kërkesën për te na siguruar dokumetet si ne vijim:
1.Raportet javore-mujore të punës rreth vijueshmrisë se punës së shkollave në zbatim të mësimit ONLINE nga data e fillimit të mësimit online deri me datën 31.05.2020.
2.Sa është pjesmarrja aktive e nxënësve në mësim sipas % (përqindjes) dhe sipas lëndëve të ndara sipas shkollave fillore?
3.Sa është pjesmarrja aktive e nxënësve në mësim sipas % (përqindjes) dhe sipas lëndëve të ndara sipas shkollave të mesme?
4.Sa është pjesëmarrja active e nxënësve nga komuniteti “RAE” në Podujevë?
5.A ka raste të raportuara nga nxënësit që nuk kanë paisje elektronike (Kompjuter-telefon-tablet) dhe si pasoj nuk mund ti qasen mësimit Online?
6.A ka ndihmuar komuna e Podujevës ndonjë nxënës me paisje elektronike për të ndihmuar qasjen në mësim. Nëse Po sa nxënës janë ndihmuar?
Ne kemi informatë se komuna e podujevës është ndihmuar me lalptop dhe paisje tjera për komunikim, me destinim për nxënës që nuk kan mundësi të kyqen ne mësim si pasojë e mungesës së paisjeve.
Këto paisje sipas të dhënave tona asnjëhere nuk nuk janë shpërndarë tek nxënësit në nevojë por janë marr për vet drejtorët e shkollave!!!?
Ne si organizatë kemi një DEKLARATË ZOTIMI të nënshkruar nga ushtruesi i detyrës ë kryetarit për transparencë dhe llogaridhënie e cila si duket ende pa përfunduar zgjedhjet është duke u shkelur.
Ne nuk i dim arsyet pse mbahen të mbyllura këto të dhëna, por siç shihet edhe shtatori do të filloj me mësimin ONLINE prandaj, përgatitja dhe transparenca duhet të jenë bashkë për të pasur suksese ne edukimin e fëmijve tanë në rrethana të reja përndryshe fëmijet që nuk kan paisje për mësim duhet të ndihmohen, se paku të mos u merren paisjet e destinuara nga donatoret për ta.
Qasja ne dokumente zyrtare është e garantuar me ligj prandaj mospergjigja perben shkelje të ligjit e cila do të procedohet përmes organeve përkatëse gjyqësore.






