Një person i cili punonte si punëtorë sigurimi në Gjilan është gjetur dje pa shenja jete në vendin e tij të punës.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje për KALLXO.com në lidhje me vdekjen e viktimës Sh.K.

“Prokuroria Themelore Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, lidhur me këtë rast është njoftuar dje dhe menjëherë ka autorizuar Policinë që të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe mjeku, i cili e ka konstatuar vdekjen dhe ka lëshuar raport mjekësor për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Tutje, Prokuroria ka sqaruar se objekti në të cilin është gjetur viktima, ka qenë i mbyllur dhe dera është thyer nga punëtorët të cilët kanë shkuar në punë, në ndërrimin e ditës.

“Të njëjtit janë intervistuar nga policia”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.