Një person është vrarë mbrëmë e rreth orës 21:00 në Veternik të Prishtinës.

Në këtë rast, dyshohet se është vrarë personi me inicial K.K, i njohur për policinë.

Burime të Indeksonline thonë se intervistimit, pronari i shtëpisë është liruar, pasi grabitësit kanë qenë të armatosur dhe viktima për të mbrojtur familjen ka qenë i detyruar të shtije me armë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar, ka informuar se katër persona të dyshuar kishin hyrë brenda shtëpisë së tij, dhe njëri nga ta i ka drejtuar armën viktimës, me ç’rast viktima ka poseduar armë dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit K.K., viti i lindjes 1976 dhe e ka qëlluar për vdekje”, thuhet në raportin e Policisë.

Hetuesit policor kanë qëndruar deri vonë në vendin ku ka ndodhur vrasja në Veternik të Prishtinës.

Ata kanë marrë të gjitha gjurmët nga vendi i ngjarjes në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.