Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka dhënë detaje për aktivitetin “Me biçikletë nis Pranvera”, që do të mbahet këtë të diel me fillim nga ora 12:00, raporton Llapi.info.

Ky aktivitet do të përshkojë me biçikleta këto rrugët e Letanc, Bajçinë, Peran, Obrançë.

Distanca që parashihet të marshohet me biçikleta është 17KM.

“𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭ë 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐧ë 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧, 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐚 𝐞 𝐥𝐞𝐣𝐮𝐚𝐫 𝐩ër 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐧ë 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 ës𝐡𝐭ë +𝟏𝟓, 𝐧𝐝ër𝐬𝐚 𝐩ër 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐚𝐭 𝐦ë 𝐭ë 𝐫𝐞𝐣𝐚, 𝐯𝐞𝐭ëm 𝐧ën 𝐩ër𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐚𝐩𝐨 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭”.
Njoftimi i plotë:

Të dielën mbahet aktiviteti “Me biçikletë nis Pranvera” nisja bëhet nga sheshi ”Ali Ajeti” në Podujevë, në ora 12:00, në drejtim të fshatrave Letanc, Bajçinë, Peran, Obrançë.
Distanca që parashihet të marshohet me biçikleta është 17KM, vlen të theksohet se tereni është i lehtë.
Ky aktivitet organizohet nga “Llapi Bike Team” dhe “Marakli t’Biciklave”me përkrahje nga Komuna e Podujevës, aktiviteti nuk ka karakter garues por rekreativ.
𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭ë 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐧ë 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧, 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐚 𝐞 𝐥𝐞𝐣𝐮𝐚𝐫 𝐩ër 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐧ë 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 ës𝐡𝐭ë +𝟏𝟓, 𝐧𝐝ër𝐬𝐚 𝐩ër 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐚𝐭 𝐦ë 𝐭ë 𝐫𝐞𝐣𝐚, 𝐯𝐞𝐭ëm 𝐧ën 𝐩ër𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐚𝐩𝐨 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
25.03.2022, Podujevë