Lokale - eSIMy

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë, që tronditi opinionin publik pasi i riu pasi u rrëmbye dyshohet se u mbyt me litar dhe trupi i pajetë u hodh pranë liqenit të Shkopetit.

A2 CNN mëson se tre vëllezërit që akuzohen për ngjarjen, Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj nga Tropoja, të cilët jetonin në Kamëz dhe i dyshuari tjetër Petrit Çakrri kanë përdorur makina me qira për te kryer krimin.

Ata sipas policisë kanë marrë makina me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para kryerjes se krimit dhe i kanë ndërruar automjetet disa herë për të humbur gjurmët.

Ndjekja e të riut është bërë për 3 ditë me radhë, ku kanë vëzhguar çdo lëvizjeve të Renis Dobrës në Burrel, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e morën peng dhe pasi e mbytën me litar e hodhën në Liqenin e Shkopetit.

Një prej vëllezërve Bushgjokaj akuzohet për përkrahje të autorit të krimit pasi rezulton se ka dërguar në Kosovë dy vëllezërit e tij. Ndërsa dy vëllezërit e tjerë akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit.

Autorët rezulton se kanë tentuar të heqin disa herë GPS e makinave me qira, por nuk ia kanë arritur.

Dyshimi i parë i policisë është se autorët kanë patur konflikt të drejtpërdrejtë me Dobrën por nuk përjashtohet mundësia ta kenë kryer vrasjen për llogari edhe të personave të tjerë.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se njohja e tyre është bërë në Gjermani, ku ishin të përfshirë në shpërndarjen e drogës dhe mendohet se ngjarja ka ndodhur në formë hakmarrje për shkak të humbjes së një sasie lënde narkotike dhe shume parash.