Gazeta Sinjali mëngjesin e sotëm ka raportuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e një zyrtari policor në fshatin Hajvali në Prishtinë.

Ndër të tjera, hajnat kanë vjedhur edhe armën zyrtare të policit 43-vjeçar.

Sinjali ka mësuar detaje të reja nga rasti, i cili është cilësuar nga Prokurori i Shtetit si ‘Vjedhje e rëndë’.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se hajnat kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së zyrtarit policor dhe që aty kanë arritur që të marrin gjëra me vlerë si kasafortën brenda së cilës ishin pajisjet zyrtare bashkë me armën me karikator dhe fishekë, dy orë në vlerë të rreth 400 eurove dhe pajisje pune në vlerë të rreth 100 eurove.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Shtëpia e policit në Hajvali cak i hajnave, ia vjedhin edhe armën zyrtare