Lokale - eSIMy

Sot në Gjilan ka ndodhur një vetaksident, një veturë ka humbur kontollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e këtij vetaksidenti është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ka ndodhur një vet aksident ku një veturë në lëvizje e ka humb kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, ku vozitësja ka pësu lëndime të lehta dhe janë shkaku dëme materiale. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i heton rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti”, ka thënë Hashani.