Mbrëmë Koha raportoi për të shtëna me armë zjarri në Kolovicë.

Më saktësisht, rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemajli”, Prishtinë.

Sot Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, njoftoi se janë arrestuar 4 persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, fillimisht kishin pasur mosmarrëveshje mes veti dhe sulme fizike mes tyre, ku edhe ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

“Njëri nga të dyshuarit, kishte sulmuar edhe policinë, po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga te dyshuarit, janë gjetur disa gëzhoja. Me urdhër të prokurorit, pasi intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.