Të shtëna me armë (kallash) janë dëgjuar rreth orës 15:30 në qendër të Podujevës, raporton Llapi.info.
Dëshmitarët i kanë thënë portalit Llapi.info se nga këto të shtëna dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.
Siç ka mësuar tutje portali, të shtënat kanë ardhur nga një veturë në lëvizje.
Forca të shumta policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa autori/ët kanë ikur.
Llapi.info ka tentuar disa herë të marrë detaje shtesë nga disa zëdhënës policorë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri më tani përkitazi me këtë./Llapi.info







