Një përleshje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në një lokal në qendër të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë rrahje, siç ka mësuar Llapi.info, janë përfshirë katër persona – ku është përdorur edhe një mjet i mprehtë – thikë.

Portali ka mësuar se nga kjo përleshje një person (rreth 18-vjeçar), ka mbetur i therur me thikë në qafë – ku i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësorë në Qendrën Emergjente të Podujevës.

Rrahja ka ndodhur brenda një lokali. Bëhet e ditur se mosmarrëveshja mes të involvuarve në këtë rast kishte pasur edhe më parë.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje përkitazi me këtë rast, derisa Llapi.info ka siguruar pamje edhe nga vendi i ngjarjes./Llapi.info