Mbrëmë në fshatin Siboc të Epërm në Podujevë, një punëtor i një bastoreje sportive ka raportuar se është kërcënuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një i dyshuar është futur brenda në bastore nën kërcënim të armës dhe i ka grabitur rreth 400 euro, transmeton Llapi.info

Njësia policore është duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull K-shqiptar punëtor i një bastore sportive ka raportuar se një i dyshuari i maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit ia kishte grabitur rreth 400 euro para të gatshme”, thuhet në raport./Llapi.info