Llapi.info ka raportuar sot për një aksident që ka ndodhur në fshatin Metehi të Podujevës.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku njëra ka përfunduar e rrokullisur si pasojë e përplasjes.
Dëshmitarët i kanë thënë portalit Llapi.info se një grua ka pësuar lëndime trupore.
Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia nuk ka dhënë detaje.
Më poshtë pamjet: