Llapi.info ka raportuar më parë për një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Penuhë.
Siç ka mësuar tutje portali, në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit “Golf 6”.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato mjekësore.
Si pasojë e këtij aksidenti ka pasur kolona të gjata në këtë rrugë nacionale. Përveç kësaj, edhe ngricat e krijuara sonte kanë bërë që kjo rrugë të vështirësohet dukshëm për automjete./Llapi.info







