Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar mbrëmë për një aksident me fatalitet, ku vdiq A.H., rreth 30 vjeç – në kilometrin e parë të rrugës nacionale Merdar – Podujevë, shkruan Llapi.info.

Siç pati mësuar Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe një çiklist – ku për pasojë ky i fundit humbi jetën.

Tutje portali mbrëmë ka raportuar se shkaktar dyshohet të jetë një i mitur (16-vjeçar) – i cili po ngiste makinën me shpejtësi të madhe në këtë anë.

I njëjti është arrestuar nga organet e rendit.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rr. Nacionale Prishtinë-Merdare,26.10.2022-21:43. Ka ndodh një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshira kanë qenë tri automjete dhe një biçiklist. Si pasojë e aksidentit, nga lëndimet e marra  ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës mashkull kosovar. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e sotëm të PK-së./Llapi.info