Llapi.info ka raportuar mbrëmë për një aksident që ka ndodhur në rrugën Shtedim – Podujevë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku janë lënduar pesë persona.

Policia e Kosovës ka thënë se e dyshuar për këtë aksident është një femër.

Shtedim-Podujevë,03.06.2023 – 18:55. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy veturave me ngasës-e kosovar -e. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar e dyshuara femër kosovare-drejtuese e veturës dhe katër persona tjerë kosovar të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit, por mbetet në tretman mjekësor.

 

 

 

 

/llapi.info/