Fronti i dobët, i ftohtë ajror ka ardhur në Kosovë duke kushtëzuar destabilizim të fuqishëm të amtosferës sidomos në disa vise. Rrebeshe të fuqishme pati dhe ende ka në disa vise në veri, veriperëndim, verilindje dhe qendër të vendit.

Raportohet për krisma të shumta të bubullimave dhe breshër. Sistemi më i fuqishëm ishte në veri të vendit dhe po ashtu edhe në veriperëndim, ndërsa shtrëngata lokale priten edhe në viset tjera orëve të ardhshme.

Nga Mitrovica raportohet për erëra të fuqishme dhe bubullima, ndërsa nga disa fshatra të Drenicës shihen reshje të fuqishme të breshërit.

Reshje dhe rrebeshe priten edhe në disa qytete tjera, të koncentruara më shumë në viset kodrinore-malore, por nuk priten në tërë territorin./MeteoBallkan