Takimi i thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli për unitet, dështoi të sjellë aty dy partitë më të mëdha opozitare. Veselit i shkuan partnerët qeveritarë dhe Alternativa e PSD, por munguan LDK dhe Vetëvendosje. Për këto dy të fundit, Veseli pati një mesazh.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli foli për takimin që u mbajt për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë, transmeton Gazeta Express.
“Sot kemi qenë bashkë për ta forcuar Kosovën në dialog. Kosova duhet të jetë me një qëndrim për platformën e dialogut. Kosova nuk duhet ti lejojë Serbisë të tregojë forcë mbi ne, lidership ma shumë se ne dhe të tregojë partnertitet më shumë se Kosova. Rezoluta të cilin e kemi propozuar përfshinë gjithçka që opozita dhe pozita e ka folur”, ka thënë Veseli.
Veseli ka thënë se diskutimet për dialogun me Serbinë nuk janë cështje që duhet parë si shërbim ndaj një individi apo një partie. Ai tha disa fjalë edhe për VV’në dhe LDK’në që ia bojkotuan takimin.
“Kam një mesazh për LDK-në dhe VV-në: Nuk mund të jetë Kosova, proceset e saja dhe ballafaqimi me Serbinë fushbetejë për luftën për pushtet, më e rëndësishme është territori dhe e ardhmja se çdo kolltuk i pushtetit”.






