Ka dështuar seanca e Kuvendit të Podujevës, e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Balli Kombëtar, shkruan Llapi.info.

Kjo erdhi, pasi VV dhe PDK lëshuan sallën, ndërkohë që edhe dy partitë që thirren këtë seancë i kishin vetëm 13 këshilltarë komunalë në sallë, duke bërë kështu që të mos ketë kuorum për mbajtjen e kësaj mbledhjeje.

Për këtë seancë të jashtëzakonshme, pikë e vetme e rendit të ditës, ishte ndërtimet pa leje në Podujevë./Llapi.info