Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi është zënë në flagrancë duke kryer grabitje me armë në një dyqan të “Meridian” në lagjen Dardania në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar se në këtë grabitje kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë të cilët janë arratisur.
Grabitësit pas ndërhyrjes së policisë kanë lënë arkën me para të marrë nga dyqani dhe një çantë më gjësende, raporton Klan Kosova.
Ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbetur edhe një armë zjarri.