13 vjeçari Erhat Bajrami doli të shëtiste motrën e tij 3 vjeçare Erisën, por teksa po ktheheshin në shtëpi ata të dy i goditi një veturë. Djali i vetëm i kësaj familje vdiq ndërkaq vajza shpëtoi me lëndime.

Në këtë aksident shpëtoi edhe një grua e cila tregoi se si rrodhi e gjithë ngjarja.

Erhat Bajrami u godit për vdekje nga një makinë në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt.

Erhati 13 vjeçar, së bashku me motrën Erisën e cila është e moshës tre vjeçare, kanë qenë duke ecur në trotuar në momentin kritik.

Familjarët të cilët kanë hapur të pame, thonë se djali tyre ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Sipas babait të fëmijëve kjo tragjedi i ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të makinës.

Policia ka konfirmuar se ka arrestuar të dyshuarin.