Në ditën e katërt të intervistimit, dëshmitari i parë kundër Salih Musafës ka mbaruar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Para trupit gjykues ai sot është përballur edhe me deklaratat e tij dhënë para 15 vjetësh para UNMIK-ut.
Ndërsa pjesa e dytë e seancës vazhdoi me dëshmitarin e dytë që arriti ta identifikojë komandant “Calin”, që atë kohë sipas tij udhëhiqte njësitin BIA.
Dëshmia e tij do të dëgjohet edhe gjatë së premtes.






