Për të dalë nga Kosova në Serbi, përmes kufirit në Mendarë, shumë qytetarë janë duke pritur nga shtatë deri në tetë orë.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku sipas tyre kolonat kanë arritur deri në tri kilometra.

Pritjet për të dalë nga Kosova ka edhe në pikat tjera kufitare.

Gjendje me e rënduar është në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë ku udhëtarët po presin deri në 17 orë për ta kaluar atë, raportoi gazeta kroate Vecernji.